Sfida te reja, logo e re

Thursday, 26 November, 2015

Në mënyrë që mund të vazhdonim t´ju pajisnim me produktet tona në një nivel cilësie të lartë, u pa e nevojshme krijimi i strukturave më të reja. Për të arritur këtë në njërën anë ne kemi optimizuar proceset tona të brendshme dhe në anën tjetër kemi dashur të ndryshojmë “Novamat-in e Ri” nga pamja e jashtme.

Ne jemi kështu të kënaqur t´ju paraqesim prezantimin tonë të ri të faqes së internetit. Në të njëjtën kohë ju do të zbuloni logon tonë të re dhe të modernizuar.

Objektivi ynë kryesor ishte qartësia e pranisë sonë në internet në mënyrë për të patur një përfitim sa më të lartë.
Prandaj në këtë mënyrë ne shpresojmë t´ju japim mundësinë për tu informuar sa më mirë rreth interesave të kompanisë sonë, aktiviteteve dhe produkteve tona.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është krijimi i një logoje të re si dëshmi e cilësisë së lartë të produkteve tona dhe ekspertizave tona teknike.

Në të ardhmen kështu do të informoheni rregullisht reth zhvillimeve të reja të kompanisë sonë dhe rreth produkteve të reja.
Shpresojmë të jeni një përdorues i rregullt i faqes sonë.