Karriera në Novamat

Fokusi ynë është tek nxitja e performancës së lartë, zhvillimi i liderëve të së ardhmes, vlerësimi i diversitetit të punonjësve tanë, inkurajimi dhe shpërblimi i sjelljes së sipërmarrjes, dhe krijimi i një kulture angazhuese ku individët dhe skuadrat të jenë të suksesshëm.

Ofrojmë karrierë

Ju jeni unik, prandaj është logjike që drejtimi i karrierës suaj të reflektojë talentet individuale, aspiratat dhe zgjedhjet e tua.

Mjedisi ynë me performancë të lartë është i dizenjuar të nxjerrë në pah më të mirën tuaj. Që nga dita e parë, jemi të angazhuar ndaj një strukturë që ju ofron eksperiencat e duhura, mësimin dhe këshillimin që ju ndihmon të bëheni një profesionist produktiv. Do të inkurajoheni të merrni drejtimin e objektivave tuaj të karrierës dhe të përfitoni maksimumin e asaj çfarë ofrohet. Kjo përfshin mundësi të larmishme dhe pasura që ju lejojnë të eksploroni pjesë të ndryshme të organizatës sonë në gjithë botën dhe të zhvilloni një set aftësish dhe njohurish të vlefshme.

Së bashku, do të krijojmë të ardhmen profesionale dhe personale që kërkoni.


Ofrojmë rritje dhe përparim

Dëshironi të rriteni; arrini më shumë, të angazhoheni në gjëra të reja; e gjitha kjo është e mundur me ne.

Marrja e njohurisë është e domosdoshme, duke qenë një kompani e teknologjisë së lartë që krijon tendenca në tregun e energjitikës në vendin tonë. Duke investuar në trajnimin e punonjësve, kompania Novamat Albania i arrin objektivat strategjike të saj për inkurajimin e zhvillimit drejt potencialit të plotë të çdo punonjësi.

I kushtojmë vëmendje të veçantë krijimit të kulturës së këshillimit, sepse besojmë se trajnimi dhe zhvillimi duhet të ofrohen sa më pranë punës në proçes që të jetë e mundur. Gjithashtu mendojmë se këshillimi është mënyra e duhur për zhvillimin e liderëve në të gjitha nivelet, për të ndarë njohuri dhe për të ndërtuar zgjidhje biznesi më të mira.


Krijojmë Menaxherë

Investojmë vazhdimisht në zhvillimin e manaxherëve të aftë që plotësojnë nevojat e kompanisë dhe nevojat individuale të manaxherëve tanë të përcaktuara në vlerësimet vjetore të performancës.

Kompetencat manaxheriale zhvillohen sistematikisht, duke kombinuar metoda të ndryshme siç janë udhëzimi dhe këshillimi individual dhe në grup, alternimi nga një segment i biznesit në tjetrin, pjesëmarrja në projekte të ndryshme, tansferimet e brendshme të njohurisë, mësimi në grupe fokusi të vogla dhe iniciativa të tjera në nivel grupi.


Besojmë tek Diversiteti

Pasja e një fuqie punëtore të talentuar është shndërruar në një nga faktorët më kritikë të industrisë tonë. Përveç talenteve të tyre, secili nga punonjësit i sjell ngjyrime kompanisë, frymëzimin dhe ambicien e tij.

Novamat e dashuron jetën me ngjyra. Përqafojmë diversitetin dhe i japin çdokujt një mundësi.