Ndërtesa

Zgjidhje - për çdo gjë për shërbime të ndërtesave nga NOVAMAT

NOVAMAT ofron njohuri teknike gjithpërfshirëse për zgjidhje - për çdo gjë. Gama e gjerë e produkteve të NOVAMAT përfshin që nga pajisjet më të zakonshme hidraulike, pompa, valvola, automate apo matësa të energjisë deri te sistemet për shërbimet e ndërtimit.
NOVAMAT ofron zgjidhje me efiçencë ekonomike – çdo gjë për projekte ndërtimi qofshin ato me shkallë të vogël apo në shkallë industriale. Këto janë përdorur në aplikime të tilla si:


Drenazhim

Të shpejtë, të pastër, të besueshëm – NOVAMAT ofron zgjidhje – për çdo gjë në mënyrë optimale për trajtimin e të gjitha llojeve të ujërave të zeza, dushe apo fasilitetet e tualeteve, garazhe ose rrugët dhe vendparkingjet për makinat. NOVAMAT ka zgjidhjen e duhur për çdo gjë që lidhet me kullimin, edhe nëse pajisjet stacionare ose pajisjet e transportueshme janë të nevojshme, edhe nëse janë ujëra të zeza komunale apo uji i shiut.


Furnizimi me ujë

Produktet e NOVAMAT trajtojnë çështjet e furnizimit me ujë në mënyrë të shpejtë, të pastër dhe me seriozitet. Ato mund të përdoren në të gjitha proçeset që nga transportimi i ujit tek magazinimi apo mbledhja dhe deri tek furnizimi.