Trajnime dhe Matje

NOVAMAT ofron programe trajnimi, seminare teknike për aftësitë profesionale dhe personale.

Ndihmoni stafin tuaj që të zgjerojnë njohuritë e tyre bazë. NOVAMAT është një njohëse shumë e mirë e produkteve që ofron dhe ne ju përkrahim menjëherë për çdo nevojë dhe problem tuajin.
Pra shërbimet tona shkojnë më tej pasi pajisjet e zgjedhura ofrojnë një gamë të gjerë të kurseve të trajnimit. Seminaret teknike ju japin njohuri të thella për produktet dhe funksionalitetin e tyre. Kompania NOVAMAT falë ekspertëve ndërkombëtarë që ka, ofron trajnime edhe në vende të tjera si në Gjermani, Austri, Francë, Kroaci etj.

 

Novamat gjithashtu ofron edhe matje të të gjitha llojeve të pajisjeve, primare dhe sekondare.

Kompania Novamat ofron matje të ndryshme për të gjitha elementët e elektroenergjitikës. Paisjet e brendeve më të njohura në treg, me të cilat operojmë ofrojnë mundësine e matjeve me saktësi dhe besueshmëri të lartë.
Kompania jone ofron matje për cdo lloj transformatori, qoftë fuqie,rryme apo tensioni, matje për linjat kabllore dhe ajrore të tensioneve të larta, testime për rele-t e mbrojtjes, testime në celesat e fuqisë, testime për sistemet e tok, testime për sistemet e tok, testime për sistemet e tokëzimit, testime për makinat elektrike rrotulluese (motor/gjenerator). Gjithashtu ofrojmë shërbime për lokalizimin e linjave kabllore/tubacioneve hidrike/tubacioneve të gazit, nëntokësore, gjithashtu dhe përcaktimi me saktësi të larte i vendndodhjes së defektit  në linjat kabllore.

Transformatori :

1.Koefiçientin e transformimit dhe Kurben e Rrymes se eksitimit :

  •  Multimeter i vlerave nominale të transformatorit si dhe devijimin e koefiçientit të transformimit nga vlera nominale.
  •  Lidhjet e shkurtra në pështjell, ose ndërmjet seksioneve të ndryshme të saj.
  •  Problemet që ka bërthama e transformatorit.

 2. Rezistencen Dinamike

  • Lidhjet e Shkurtra ndërmjet përçuesit dhe pështjellave.
  • Demtimet e përçuesve (nga mbinxehjet, ose sforcimet e ndryshme mekanine).

3.Reaktancen, si dhe impendancen gjate lidhjeve te shkurtra :

  •  Deformimet në pështjella.
  •  Përdredhjet e seksioneve te pështjellave.

4.Përgjigjen e frekuencave :

  • Gjen humbjet në pështjella si dhe rezistencen ohmike të tyre duke ndyshuar gradualisht nivelin e frekuencave.

5.Nivelin e magnetizimit (ciklin e histerezes) :

  •  Gjen nivelin e ciklit te histerezes dhe rrymave parazitare të cilat shkatojnë humbje të mëdha të bërthamën e transformatorëve. Kjo matje shoqerohet gjithashtu edhe me çmagnetizimin e bërthames në fund.

6.Matja e Tangent deltes :

  •  Tangent Delta është raport i rezistences aktive dhe rezistencës kapacitive, gjatë testimeve që bëjmë për izolacionin. Kjo mënyre testimi perdoret si nje matje indirekte për të lokalizuar shpimet e ndryshme që ndodhin në paisjet e tensioneve të larta (testime per dielektrikun e kondesatorëve), ose për të lokalizuar defektet e ndryshme në izolacione.

7. Kontrollin e polaritetit

8. Qëndrueshmeria ndaj mbitensioneve

 

Linjat ajrore/kabllore të tensionit te lartë :

  • Impendancen e linjave ajrore me shtrirje normale ose atyre me sistem paralel
  • Impendancen e linjave kabllore me shtrirje normale ose atyre me sistem paralel
  • Humbjet e pjesshme
  • Faktorin e fuqisë

Sistemet e tokëzimit :

  • Impendancen e sistemeve të tokë
  • Tensionin e hapit.
  • Tensionin e prekjes.

Sistemet e mbrojtjes rele :

  • Testimi i të gjitha gjeneratave të mbrojtjes rele.
  • Karakteristikat kohore të veprimit të rele-ve.
  • Testimi i operimit dhe veprimit të rele-ve në regjime të ndryshme si : mbirryma, nëntensioni, mbingarkesa termike.

Sistemet e shkyçjes ne TM dhe TL :

  • Matjen e rezistencave të kontakteve të çelesave të fuqise kur ato janë në gjendje statike (në gjendjen e mbyllur të tyre).
  • Matja e kohës së veprimit të celesave gjatë kyçjes dhe shkyçjes së tyre.
  • Matja e performances së veprimit gjatë kyçjes dhe shkyçjes së çelesave të fuqise në regjimin e nëntensioneve.
  • Testimi me minimum tensioni.
  • Vleresimi i performances gjatë ngarkimit të motorit në çelesin e fuqisë.
  • Testimi dhe vleresimi i konstruksioneve mekanike gjatë lëvizjes së tyre në regjimet e ndryshme si kyçje-shkyçje ose e kundërta.

Makinat elektrike rrotulluese (motor/gjenerator) :

Matjet ne Stator :

  1. Kapacitetin, faktorin e fuqise cos(fi), Tangent Delten.
  2. Kapaciteti (C), faktori i shpërndarjes ( tan δ), faktori i fuqisë, janë testime për të identifikuar defekte, të cilat ndikojnë në gjendjen e izolimit të makinës.
  3. Shkarkimet e pjesshme (shpimet e izolacionit).
  4. Shkarkimet e pjesshme ndodhin në sistemin e izolimit të makinave rrotulluese, ku stresi lokal i fushës elektrike tejkalon forcën elektrike lokale. Ajo shkakton një Erozion progresiv te materialeve izoluese që mund të çojnë në dështimin e tyre.
  5. Monitorimi on-line i shkarkimeve te pjesshme.
  6. Krahasuar me testet diagnostike rutinore off-line, monitorimi i shkarkimit të pjesshëm on-line siguron menaxherët e aseteve me monitorimin në gjendje të vazhdueshme të statusit te izolimit ndërsa motorët dhe gjeneratorët janë në gjendje pune dhe nën ndikimin e forcave përkeqësuese.
  7. Testimi ndaj perballimeve të tensionit.
  8. Për të siguruar besueshmërine e funksionimit, testimi ndaj perballimit tensionit mund të përdoret për të zbuluar pikat e dobeta në izolimin e motorëve dhe gjeneratorëve.
  9. Rezistenca izoluese , indeksi i polarizimit dhe koeficienti i thithjes dielektrike.
  10. Kjo matje eshte e dobishme për kontrollimin e  peshtjelles se makines per ndotje dhe përkeqesimin e izolimit. Ato janë gjithashtu të dobishme për vlerësimin e integritetit e izolimit për tu siguruar  per funksionimin e sigurt, si dhe per te kontrolluar lagështine në peshtjellen e statorit pas një periudhe te gjate e ndalimi.

Matjet ne Rotor :

1.Testimi i rënies së poleve

  • Streset mekanike në peshtjellen e rotorit mund të cojnë në defekte të brendshme (lidhje te shkurtra), e cila mund ta coje në një cekuiliber magnetik. Kjo gje shkakton dridhje të larta të boshtit dhe si rezultat do te shkaktojë nje stres më të lartë mekanik dhe do të dëmtojë rënd kuzhinetat.
  • Matjet e rezistences duke injektuar rryme të vazhduar (DC)
  • Kjo metodë matje përdoret për të detektuar problemet e mundshme të kontaktit në pështjellen e statorit dhe rotorit.

 

Lokalizime :

  • Lokalizimin e linjave kabllore/tubacioneve hidrike/tubacioneve gazsjellëse nëntokësore tv fshehta.
  • Gjetja me saktesi të lartë në të cilin kabëlli ka pësuar defekt.

TRAJNIME