‘Panajot Pano’ - NOVAMAT sponsor general

'Panajot Pano' event

PANAJOT PANO, idhulli i shumë të rinjve të asaj kohe por dhe sot për të gjithë ata që e njohin atë dhe veprimtarin e tij në futboll. 

Karriera e tij nisi me të rinjtë e KF Tirana ku ka debutuar si portier dhe ku shkëlqente në këtë pozicion. Ishte vetëm 17 vjeç kur trajneri Demneri i dha shancin në fushë po kësaj here në pozicionin sulmues. Për më pak se një vit Pano bëhet titullar i padiskutueshem, duke lënë pas veteranet me gola dhe me paraqitje.

Vetëm 20 vjeç Panajot Pano u mor nga skuadra e Partizanit si titullar. Kryegolashënues me 12 gola, fiton edhe titullin në sezonin e tij të parë. Fillimi i sukseseve të mëdha të skuadrës shqiptare, që dominoi vitet ’60 në nivel kombëtar dhe jo vetem. 4 kampionate kombëtare, 6 Kupa të Shqipërisë dhe një Kupë Ballkani për klube. Rezistent dhe i fortë, i shpejtë si shigjetë në të njëjtën kohë. Cilësia e fundit dhe më e rëndësishme, këmbët magjike. Prekje e lehtë dhe elegante kur duhej, e dhunshme dhe potente në momentin e duhur. Pano cilësohej nga telekronistët si ‘Puskasi i vogël’.

Panajoti fliste në fushë, me disa performanca fantastike me kombëtaren shqiptare. Filloi të luante vonë me përfaqësuesen ballkanike, ishte një emocion i pabesueshëm kur veshi për herë të parë fanelen e kombëtares kundër Bullgarisë në 1963-shin. Pastaj, dy ndeshjet që do ngelën në memorien e tij përgjithmonë. Fitorja 1-0 kundër Danimarkës me golin e tij të parë për kombëtaren dhe 0-0 në Tiranë kundër Gjermanisë Perëndimore në 1967, në një ndeshje për kualifikueset e Europianit. 
 
NOVAMAT mbështet talentet në të gjitha fushat, por legjenda si Panajot Pano duhen kujtuar gjithomonë për ne, për brezat që do të vinë, për të mos i humbur shkëlqimi i këtij emri të madh. NOVAMAT bëhet sponsor gjeneral në aktivitetin më të madh që bëhet me gazetarët sportive në nder të PANAJOT PANO. 
‘Futbollisti shqiptar i shekullit’ i cilësuar nga UEFA në vitin 2000 si dhe ‘Nderi i Kombit’ titull ky i dhënë nga presidenti Bamir Topi për një sportist e bëjën Panajotin krenarine e shqiponjave.

Janë këto sukseset e Jotit ato që e bëjnë ta quajmë ‘Fenomenin e Ballkanit’